Komandanti i lartë amerikan në Irak ka deklaruar se ka gjasa që gjatë sulmeve ajrore me 17 mars, në perëndim të Mosulit, të jenë vrarë edhe civilë.
“Ne jemi duke e hetuar rastin, por vlerësimi ynë fillestar tregon se ka pasur disa sulme ajrore në atë zonë. Megjithatë, mendoj se është e mundur që të jenë vrarë edhe civilë”, tha gjenerali Stephan Townsend, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse ne kemi marrë vendim që të godasim në atë zonë, atëherë kjo do të thotë që kemi pasur të fuqishme”, ka shtuar ai.
Ai ka shtuar se hetuesit janë duke vlerësuar nëse ISIS ishte duke luftuar me civilët për të ‘joshur’ sulmet ajrore.
Sipas një zyrtari të lartë shëndetësor në Irak, në sulmin ajror të koalicionit që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të vrarë rreth 112 persona./Arbresh.info
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...