Qindra fëmijë irakianë kanë filluar të kthehen nëpër shkolla në zonat lindore të Mosulit, pasi forcat qeveritare e kanë mposhtur militantët e Shtetit Islamik.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, tha se 30 shkolla janë rihapur të dielën, duke lejuar 16 mijë fëmijë që të vazhdojnë shkollimin, pas dy viteve ndërprerje për shkak të sundimit xhihadist, transmeton arbresh.info.
40 shkolla tjera priten të happen javën e ardhshme, pasi forcat qeveritare janë duke kontrolluar për mjete të pashpërthyera.
Shteti Islamik ka përdorur shkollat për indoktrinimin e fëmijëve mbi ideologjinë e saj ekstremiste.
Djemtë ishin detyrar që të mësonin përmendsh Kuranin, të kryenin trajnime xhihadiste, ku përfshihej edhe qitja me armë dhe artet marciale, ndërsa vajzat ishin detyruar të qëndrojnë në shtëpi, të mesojnë mbi gatimin dhe mbi ‘besnikërinë’ për bashkëshortët e ardhshëm.
UNICEF tha se me mbështetjen e qeverisë së Irakut është në përpjekje për të rehabilituar dhe për të paisur shkollat me gjërat e nevoshjme, pasi shumë nga ndërtesat e përdorura për qëllime ushtarake janë dëmtuar rëndë.
Mëgjithatë, rreth 13,200 fëmijë vazhdojnë të jetojnë nëpër kampe jashtë Mosulit./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Pikëllimi mund të bëhet më i vështirë gjatë festave – një ek...
Pse njerëzit që zgjohen para orës 7 janë më të lumtur?
“Lodhja” – fjala e vitit 2025
Rrugëtimi për çmimin e madh i ndërpritet Jasminës
Hamza në Mitrovicë premton spital të ri regjional