Mossad bëri histori të enjten, duke njoftuar se ka emëruar dy gra në role të larta në organizatë. Tani janë katër gra në forumin ekzekutiv që drejton agjencinë.
Gruaja e parë, “A.”, mori rolin e saj së fundmi si drejtuese e Departamentit të Inteligjencës të Mossad-it, i cili është i barabartë me nivelin e kreut të Inteligjencës Ushtarake në IDF. Gruaja e dytë, “K.”, u emërua në krye të Departamentit për Iranin.
Departamenti i Inteligjencës i Mossad-it, aktualisht i menaxhuar nga dy gra, A. dhe zëvendësi i saj, “H.”, konsiderohet si një nga ankorat kryesore të organizatës dhe motorët e rritjes.
Today the Mossad announced that “A” has assumed the position of Director of the Intelligence Authority, the first woman in the history of the Mossad to hold the office.
A joins “K”, another senior female agent who heads the Iran desk.
Mazal Tov! pic.twitter.com/2IGBxLSDjF
— Israel ישראל (@Israel) August 18, 2022
“Unë e shfrytëzojë këtë platformë të nderuar për t’u bërë thirrje grave që të veprojnë për të realizuar potencialin dhe ndikimin e tyre në sistemin e sigurisë, duke përfshirë njësitë luftarake apo teknologjike, në mënyrë që të lënë gjurmën e tyre”, tha ajo, shkruan jp.
A. tani do t’i bashkohet K., e cila shërben si kreu i Departamentit të Iranit, fusha kryesore e veprimtarisë së organizatës. Kreu i sistemit të Iranit është përgjegjës për strategjinë e Mossad-it në trajtimin e kërcënimit iranian në të gjitha format e tij dhe është përgjegjës për udhëheqjen e fushatës së kombinuar të operacioneve, teknologjisë dhe inteligjencës në agjencinë e spiunazhit, së bashku me IDF-në dhe të gjitha degët e sigurisë.
“Ka barazi të plotë në organizatë midis burrave dhe grave”, tha drejtori i Mossad, David Barnea. “Shumë gra shërbejnë në role operacionale, si luftëtare dhe menaxhuese të agjentëve, dhe janë të integruara në thelbin e aktiviteteve tona operacionale dhe inteligjente me talent, profesionalizëm dhe shkathtësi”.
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...