Kreu i drejtorisë së inteligjencës ushtarake të Izraelit dha dorëheqjen të hënën për dështimet rreth sulmit të paprecedentë të Hamasit më 7 tetor, duke u bërë zyrtari i parë i lartë që jep dorëheqjen si përgjegjës për mos-parandalimin e sulmit të Hamasit.
Dorëheqja e Gjeneral Major Aharon Haliva pritet të pasohet në forcat e larta të sigurisë izraelite.
“Drejtoria e inteligjencës nën komandën time nuk e përmbushi detyrën që na ishte besuar. E mbaj atë ditë të zezë me vete qysh atëherë, ditë pas dite, natë pas nate. Dhimbjen do ta mbaj me vete përgjithmonë”, ka shkruar Haliva në letrën e dorëheqjes.
Menjëherë pas luftës, Haliva kishte thënë publikisht se ai kishte fajin për mosparandalimin e sulmit si shef i departamentit ushtarak përgjegjës për t’i ofruar qeverisë dhe ushtrisë paralajmërime të inteligjencës dhe alarme ditore.
Në një deklaratë të bërë ushtria izraelite njofton se shefi i shtabit ushtarak pranoi kërkesën e Halivës për të dhënë dorëheqjen dhe e falënderoi për shërbimin e tij.
Haliva, si dhe udhëheqës të tjerë ushtarakë dhe të sigurisë, pritej gjerësisht të jepnin dorëheqjen si përgjigje ndaj dështimeve të dukshme në sulmin e Hamasit në 7 tetor.
Ndërsa Haliva dhe të tjerët kanë pranuar fajin për dështimin në ndalimin e sulmit, të tjerët janë rezervuar, veçanërisht kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se do t’i përgjigjet pyetjeve të vështira për rolin e tij, por nuk e ka pranuar plotësisht përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për mosparandalimin e sulmit. /TCh/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...