Autoritetet lokale të kryeqytetit rus kanë hedhur borë artificiale në qendër të qytetit në prag të festave të fundvitit. Dhjetori i këtij viti i ka sjellë temperaturat më të buta për këtë periudhë që nga viti 1886.
Shpërndarja e borës artificiale me kamion nëpër qytet ka nxitur reagime interesante në internet. Një faqe në Twitter ka shkruar: “Tash mund të blini gjithçka me buxhetin e Moskës, madje edhe dimrin.”
Kryetari i Agjencisë për Parashikimin e Motit, Roman Vilfand, thotë se ky vit ishte viti më i ngrohtë që është regjistruar ndonjëherë në Rusi.
Temperaturat e pazakonshme për këtë kohë të vitit në Rusi po vlerësohen si dëshmi për efektet e ngrohjes globale. Këtu përfshihet edhe shkrirja rekorde e akullit në rajonet polare.
Bora artificiale është vendosur nëpër bulevardin “Tverskaya”, në Sheshin e Kuq dhe në disa lokacione të tjera në kryeqytet.
Ndryshe, më 18 dhjetor temperatura në Moskë arriti në 5.6C, duke thyer një rekord të dhjetorit të vendosur në 1886, transmeton BBC, transmeton arbresh.info raporton arbresh.info
На Тверскую улицу завезли снег и перекрыли её для автомобилей.
Улицы Тверская, Моховая, Охотный ряд и Театральный проезд будут пешеходными до 22:00 6 января.
С московским бюджетом можно все купить. Даже зиму pic.twitter.com/lGxEBizRzT
— Дикая Москва (@WildWildMoscow) December 28, 2019
Moti i ftohtë pritet gjithsesi rreth Vitit të Ri.
Disa qytetarë të Moskës të cituar nga Moscow Times shprehen zhgënjimin për përpjekjet e autoriteteve për t’u dhënë atyre një ndjenjë të përshtatshme dimërore ruse.
“Nuk është aspak festive”, tha njëri, ndërsa një tjetër u ankua “tashmë është kthyer në ngjyrë bezhë ose gri”.
Në fillim të këtij muaji, klimatologu rus Vladimir Semyonov tha se “dimrat e tillë janë një pasojë e drejtpërdrejtë e ngrohjes globale – ato do të ndodhin më shpesh”.
Duke folur për agjencinë e lajmeve RIA Novosti, ai tha: “për 30 vitet e kaluara temperaturat mesatare të dimrit në rajonin e Moskës janë rritur me katër gradë./arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit