Rusia bllokoi sot në OKB një dokument amerikan, ku kërkohej të merreshin masa të konsiderueshme kundër Koresë së Veriut, që lëshoi për herë të par të martën një raketë ndërkontinentale.
SHBA-të i kërkuan të mërkurën 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, të ndërmarrin sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, raporton AFP.
Ky tekst i kujton Këshillit të Sigurimit se ishte rënë dakord për të ndërmarrë masa të reja të konsiderueshme, në rast të një testi të ri bërthamor, apo të ndonjë rakete balistike.
Rusia e bllokoi këtë tekst me argumentin se ende nuk është verifikuar që bëhet fjalë për një raketë ndërkontinentale.
Kurti: Rezultati zgjedhor është i qartë, pengesat për formim...
Policia jep detaje për zjarrin në Prizren, ku humbi jetën nj...
Kurti viziton Postën e Kosovës: Në Kosovë 166 zyra prej të c...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia po heto...
Kurti: Posta e Kosovës po e mbyll vitin me rreth 1 milion eu...
Vodhi mjetë pune në vlerë 6 mijë euro, arrestohet i dyshuari...