Një fotografi në të cilën shihet presidenti Erdoğan para një harte, simpatizantët e YPG/PKK-së e kanë shtrembëruar me një hartë të Turqisë e cila përfshin edhe territore në veri të Sirisë dhe Irakut
Simpatizantët e organizatës terroriste YPG/PKK kanë vazhduar përpjekjet e tyre dezinformuese në rrjetet sociale kundër operacionit “Burmi i Paqes” në veri të Sirisë, duke bërë montazh në një fotografi dhe duke e publikuar atë sikur të jetë shpërndarë nga llogaria e ministrit turk të Mbrojtjes Hulusi Akar.
Një fotografi të AA-së në të cilën shihet presidenti Recep Tayyip Erdoğan para një harte gjatë operacionit të mëparshëm “Dega e Ullirit”, simpatizantët e YPG/PKK-së e kanë shtrembëruar dhe kanë montuar një hartë të Turqisë e cila përfshin edhe territore në veri të Sirisë dhe Irakut.
Llogaritë e njejta manipulatore në rrjetet sociale fotografinë e montuar e kanë shtrembëruar tutje që të duket sikur ajo është shpërndarë nga llogaria e ministrit të Mbrojtjes Hulusi Akar.
Fotografia më pas është përdorur në formën e montuar nga llogaritë e lobit armen antiturk në SHBA.
Edhe në operacionet e mëparshme, “Mburoja e Eufratit” dhe Dega e Ullirit”, AA kishte shpalosur të vërtetat rreth manipulimeve dhe dezinformatave të përhapura përmes fotografive të ndryshme nga ana e simpatizantëve të organizatës terroriste.
Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.
Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë./AA
![]()





Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...