Policia e Sri Lankës ka deklaruar që tri kisha katolike ishin shënjestër e bombave gjatë meshës së Pashkëve, si dhe tre hotel të tjera të mëdha.
Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri, ka njoftuar një takim urgjent për të trajtuar shpërthimet, transmeton portali arbresh.info.
Pamjet që tregojnë momentin e shpërthimit në kishën e Shën Antonit janë shfaqur në internet.
Në video tregohet tym i madh që rrethon ndërtesën pas shpërthimit.
Sot Sri Lankën e kanë tronditur tetë shpërthime të njëpasnjëshme.
Sipas raporteve të fundit, të paktën 185 kanë vdekur, ndërsa 500 janë plagosur nga shpërthimet në kishat e Sri Lanka./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër