Momenti kur orteku i borës mbulon dy skiatorë

10:21 | 8 Tetor 2020

Ky është momenti kur dy skiatorë për pak sa nuk e pësojnë me jetë, kur vie deri te rrëshqitja e borës dhe krijohet një ortek që i mbulon.

Victor Casajuana dhe Arturo Sanz, që të dy 20-vjeçar, po skijonin jashtë pistës në alpet e Andorrës, transmeton Telegrafi.

E kamerën që e kishin të vendosur në helmetë, ka kapur momentin kur dyshja mbulohen nga bora që rrëshqet dhe krijohet një ortek bore.

Për fat të mirë i shpëtojnë më të keqes, kurse këtë moment rrëqethës e kanë publikuar në internet.

Qëllimi i publikimit është t’ia bëjnë me dije të gjithë skiatorëve se gjithmonë ekziston rreziku nga ortekët e borës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara