Një person nga Egjipti është arrestuar pasi aktivizoi një lëndë shpërthyese para ambasadës amerikane në Kajro, por që për fat të mirë nuk shkaktoi viktima.
Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Abdullah Ayman Abdel-Sameea, që kishte “përqafuar ideologjinë ekstremiste”, dhe kishte përdorur materie ndezëse gjatë tentimit për të kryer sulm kamikaz para ambasadës amerikane në Egjipt, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij vendi, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Abdel-Sameea që kishte një çantë në shpinë brenda të cilës kishte mjetin shpërthyes, fillon të nxjerr tym dhe të “shpërthen” para kohës së paraparë, duke bërë që ai të “zhduket” nga tymi i bardhë.
Edhe pse thuhet se bombën artizanale që e kishte në çantë shpërtheu, raportohet se nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale, megjithatë autoritetet e sigurisë vepruan shpejt duke arrestuar kamikazin. /Telegrafi/
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA