Një tjetër incident për Boeing, pasi një avion i United Airlines humbi një rrotë gjatë ngritjes nga aeroporti i Los Anxhelosit. Bëhet fjalë për Boeing 757 që pavarësisht incidentit arriti të ulej në mënyrë të sigurt në Denver.
United Airlines 757 loses a wheel during takeoff from Los Angeles International Airport. United Airlines Flight 1001 continued to Denver Airport where it landed safely. pic.twitter.com/jFDJmQpBKs
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) July 9, 2024
Avioni i përfshirë në incidentin e së hënës ishte një Boeing 757-200 që u ndërtua rreth tre dekada më parë, sipas FlightRadar24, dhe mbante 174 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.
Boeing ka ndaluar prodhimin e 757 që nga viti 2004.
Marsin e kaluar, një Boeing 777-200 i United Airlines me drejtim Japoninë humbi një rrotë në ajër pasi u ngrit nga San Francisko dhe piloti bëri një ulje emergjente të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit.
Incidenti i djeshëm ishte i fundit në një seri incidentesh që përfshinin avionët e United Airlines.
Një avion bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit në mars për shkak të një problemi teknik./abcnews.al/
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...