Shefja e politikës të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, tha të hënën se BE nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Libanit.
Gjatë një konference për shtyp pas një takimi në Bruksel, Mogherini i ka bërë thirrje kryeministrit Hariri që të kthehet në Liban, transmeton portali arbresh.info
“Ne i bëjmë thirrje forcave politike që të përqendrohet në Liban dhe se kryeministri Hariri të kthehet në vendin e tij”, tha ajo.
Gjatë javës së kaluar, Hariri ka njoftuar dorëheqjen e tij nga një televizion në Arabinë Saudite.
Mogherini gjithashtu tha se të gjitha partitë politike në Liban duhet të punojnë së bashku.
Dorëheqja e Haririt, e cila ende nuk është miratuar nga presidenti libanez Michel Aoun,e cila erdhi mes tensioneve midis Arabisë Saudite dhe Iranit.
Hariri u caktua kryeministër në fund të vitit të kaluar. Para dorëheqjes së tij të 4 nëntorit, ai udhëhoqi një qeveri 30-anëtarëshe që përfshinte Hezbollahun./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK