Presidenti Joe Biden “vazhdon të jetë i aftë për të kryer detyrën”, tha mjeku i tij të mërkurën pas kontrollit të zakonshëm mjekësor që po ndiqet nga afër, ndërsa 81-vjeçari kërkon të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit.
Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Presidentit Biden, shkruante se presidenti po përshtatet më së miri me një pajisje që e ndihmon atë të kontrollojë çrregullimet e gjumit dhe se ka përjetuar disa shqetësime në ije por gjithashtu ai zhvillon ushtrime fizike pesë ditë në javë.
“Presidenti Biden është një mashkull 81-vjeçar i shëndetshëm, aktiv dhe i fuqishëm, i cili vazhdon të jetë i aftë për të realizuar me sukses funksionet e presidencës”, shkruan mjeku O’Connor në një dokument prej gjashtë faqesh mbi shëndetin e presidentit.
Kontrolli mjekësor i Presidenti Biden në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed zgjati më shumë se dy orë e gjysmë. Mjeku shkruante se Presidenti Biden “ndjehet mirë dhe se vizita mjekësore e këtij viti nuk identifikon shqetësime të reja”./voa
Operacion antimafia në Napoli, 14 të arrestuar të lidhur me ...
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK