Presidenti Donald Trump është në “gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili përkujdeset për shëndetin e tij që nga marrja e pozitës.
Mjeku ushtarak ka theksuar se kontrolla ka “shkuar shuëm mirë”, pasi udhëheqësi amerikan gjatë ditës së djeshme ka bërë një kontrollë rutinë që ka zgjatur rreth 3 orë, ku përfshihej pesha, presioni i gjakut dhe niveli i kolesterolit, transmeton portali arbresh.info
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, tha: “Presidenti është në shëndet të shkëlqyer dhe mezi pres që të njoftoj për disa detaje të marten”.
Trump, 71 vjeç gjatë një takimi me dyer të mbyllura rreth politikës së emigracionit, ka nxitur zemërim të madh, pasi Haitin, El Salvadorin dhe disa vende afrikane i ka quajtur “vrima qenefi”.
Në librin “Fire and Fury” gazetari e ka përshkruar Trumpin si person me gjendje të dobët shëndetësore, si të pafuqishëm dhe fëmijëror./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...