Deputetët e Britanisë së Madhe kanë debatuar për masat emergjentë për t’u ardhur në ndihmë mijëra civilëve të bllokuar në qytetin sirian Aleppo.
Konservatori Anderë Mitchell ka krahasuar situatën në Aleppo më vrasjet e civilëve në qytetin boshnjak të Srebrenicës, ku më shumë se 8000 njerëz, kryesisht burra dhe djem u vranë në vitin 1995, transmeton arbresh.info.
“Megjithëse kemi premtuar se do të shmangim një situatë të tillë, ja ku jemi sot dëshmitarë, bashkëfajtorë me atë që po ndodh në Aleppo”, ka thënë Mitchell.
Gjatë një debate emergjent të zhvilluar në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Mitchell tha se është e ‘tmerrshme ankthi nëpër të cilin janë duke jetuar civilët në Aleppo’ dhe ka bërë thirrje për një evakuim të organizuar nën flamurin e OKB-së./Arbresh.info
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...