Procesi i rinumërimit të votave po i afrohet përfundimit dhe pritet të mbyllet gjatë ditës së sotme. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Në një deklaratë për Arbresh.info, Elezi ka sqaruar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po zhvillohet dita e fundit e rinumërimit për vendvotimet për të cilat KQZ kishte marrë vendim paraprakisht.
“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar dita e fundit e procesit të rinumërimit të vendvotimeve për të cilat është vendosur më herët nga ana e KQZ-së. Në proces të rinumërimit kanë mbetur të përfshihen më pak se 60 vendvotime që iu takojnë tri komunave: Prishtinë, Suharekë dhe Shtërpcë,” ka deklaruar Elezi.
Sipas Elezit, i gjithë procesi pritet të përfundojë brenda ditës, ndërsa sa u përket rezultateve përfundimtare, KQZ do të veprojë në përputhje me procedurat ligjore.
“Procesi i rinumërimit do të përmbyllet gjatë ditës së sotme, ndërkaq lidhur me rezultatet përfundimtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ndërkohë do të caktojë mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës do të jetë shpallja e rezultateve përfundimtare dhe për këtë do të njoftojmë me kohë,” ka theksuar ai.
Pas përfundimit të rinumërimit, KQZ pritet të informojë opinionin publik lidhur me hapat e mëtejmë drejt shpalljes zyrtare të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve./Arbresh.info
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia