Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) miratoi një rezolutë për t’i dhënë fund mbështetjes amerikane për Arabinë Saudite në luftën e Jemenit, duke i dhënë një goditje tjetër politikës së jashtme të presidentit Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Rezoluta u miratua me 243 vota pro dhe 176 kundër, por thuhet se ajo mund të jetë subjekt i vetos së Donald Trump.
Legjislacioni u prezantua në Senat, i bashkë-sponsorizuar nga senatori Bernie Sanders, kandidat presidencial, duke u thirrur në rezolutën e Kompetencave rreth Luftës, një ligj federal që i jep Kongresit fuqinë për të kontrolluar presidentin në kohëra kur SHBA futet në konflikt të armatosur.
Rezoluta tani do të dërgohet në tryezën e Trump dhe do të jetë hera e parë në historinë e SHBA-së që një president do të përballet me një rezolutë të tillë.
“Sot ne morëm një qëndrim të qartë kundër luftës dhe urisë dhe për kompetencat e Kongresit rreth luftës, duke votuar për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë në luftën në Jemen”, tha Sanders.
“Ky është vetëm fillimi i një debati kombëtar mbi atë se kur dhe ku shkojmë në luftë dhe mbi autoritetin e Kongresit mbi këto ndërhyrje”, shtoi Sanders.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...