Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë se NATO duhet të bëjë më shumë për sigurinë e përbashkët për të mbrojtur veten nga aktet e mundshme të Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin.
Lambrecht, mes tjerash, thotë se askush nuk e di se deri ku mund të shkojnë iluzionet e Putinit, shkruan Reuters.
“Fakti është se ne, NATO, duhet të bëjmë më shumë për sigurinë tonë të përbashkët, sepse nuk mund të dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e ‘madhështisë’ së Putinit”, tha Lambrecht teksa vizitonte trupat gjermane të dislokuara në Lituani.
“Ne kemi dëgjuar kërcënimet e Rusisë ndaj Lituanisë, e cila po zbatonte sanksionet evropiane në kufirin me Kaliningrad. Ky nuk është pothuajse kërcënimi i parë dhe ne duhet t’i marrim seriozisht dhe të përgatitemi,” tha ajo./arbresh.info/
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi