Ministrja e Jashtme holandeze, Sigrid Kaag, ka dhënë dorëheqje pasi dhoma e ulët e parlamentit miratoi një mocion censure kundër qeverisë për trajtimin e evakuimeve nga Afganistani në mes të kontrollit të talebanëve.
Në një debat parlamentarë, Kaag pranoi se përgjigjja e ngadaltë e qeverisë ndaj paralajmërimeve të situatës në Afganistan nënkupton që disa persona të stafit lokal dhe afganëve që kishin punuar për trupat holandeze nuk janë larguar nga Afganistani, shkruan abcneës, transmeton portal arbresh.info
Pasi mocioni u miratua të enjten, Kaag menjëherë tha se do të jepte dorëheqjen e saj, duke thënë se parlamenti kishte vendosur “se Kabineti ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme”.
“Unë mund të pranoj vetëm pasojat e këtij gjykimi”, shtoi ajo.
Kaag ishte Ministre e Jashtme në qeverinë e përkohshme holandeze është në pushtet në mes të negociatave të hartuara për të formuar një koalicion të ri qeverisës pas zgjedhjeve të përgjithshme në mars./arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...