Me 24 janar Turqia u godit nga një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.8 sipas shkallës Rihter, i cili u mori jetën 38 personave dhe la të plagosur mbi 1500 persona.
Por një tjetër paralajmërim i rëndë ka ardhur nga ministri i Brendshëm turk, Soleyman Soylu i cili ka shkaktuar panik në vend.
Sipas mediave turke, Soylu ka thënë në një deklaratë se në qyteti më i populluar turk, Stambolli, pritet të goditet nga një tërmet me magnitudë 7.5.
Ai shton më tej se qeveria po punon seriozisht për të marrë masat ndaj një skenari të tillë të mundshëm.
“Ne presim një tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll. Jemi duke punuar seriozisht për një skenar të tillë të mundshëm”, tha ai gjatë një interviste në televizion.
Deri më tani raportohet se janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat mbi 50 qytetarë nga ekipet e kërkim-shpëtimit./expres/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër