Ministri Salvini dyshon nëse BE-ja do të mbijetojë

Leader of the League party, Matteo Salvini, addresses the media after meeting with Italian President Sergio Mattarella, at the Quirinale presidential palace, in Rome, Monday, May 14, 2018. Italy’s rival populist leaders asked for more time to make a coalition deal. Right-wing League leader Matteo Salvini cited “notable” difference on key issues like stopping the flood of migrants to Italy. He also said he’d insist on justice reform, dear to ally Silvio Berlusconi. Luigi Di Maio for his part told Italy’s president Monday he wants the voter base of his 5-Star Movement to have their say before any coalition deal is finalized. (Riccardo Antimiani/ANSA via AP)

08:55 | 23 Qershor 2018
A. B.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, shprehu dyshimet e tij nëse Bashkimi Evropian, i ndarë thellë për migracionin dhe çështje të tjera, do t’i mbijetojë ngjarjet e vitit të ardhshëm.

“Brenda një viti do të shihet nëse do të vazhdojë të ekzistojë një Evropë e bashkuar ose jo”, tha Salvini, anëtar i partisë anti-migrim Liga, për javoren gjermane Der Spiegel.

“Do të bëhet e qartë në bisedimet e ardhshme të BE-së për buxhetin dhe para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më 2019 nëse e gjitha është bërë e pakuptimtë”, tha ai.

Qeveria e re populiste në Romë i akuzon anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian për braktisjen e Italisë, e cila vazhdon të përballet me flukse migrantësh që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm nga Afrika, përmes Detit Mesdhe, në Evropë.

“Nuk mund të pranojmë më as edhe një person. Përkundrazi, duam t’i largojmë disa”, tha Salvini.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, që përballet me presion të brendshëm për shkak të migracionit, po kërkon marrëveshje për të dërguar migrantë në Itali dhe në vendet e tjera ku azilkërkuesit hyjnë fillimisht. /rel/

Shpërndaje në rrjete sociale