Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Beros, ka deklaruar se vaksina AstraZeneca është efektive dhe e sigurtë edhe për njerëzit mbi 65 vjeç.
“Nëse pohojmë se vaksina AstraZeneca mbron në 62 përqind të rasteve, kjo do të thotë se në atë përqindje mbron nga infeksioni i virusit, dhe në përqindjen e mbetur mund të kemi simptoma më të lehta, zakonisht vetëm një. Të gjitha vaksinat e regjistruara mbrojnë pothuajse 100 përqind nga vdekja dhe sëmundje të rënda. “, shpjegoi Beros, transmeton portal arbresh.info
Ai ka shtuar se mbrojtja e vaksinës AstraZeneca është e ulët, por theksoi se nuk ka dyshime nëse njerëzit duhet të vaksinohen me këtë vaksinë apo të presin, shkruajnë mediat kroate.
Beros tha se është e vështirë të thuash se kur mund të arrihet imunizimi i dëshiruar prej 70% popullatës në Kroaci, duke theksuar se gjithçka varet nga dinamika me të cilën do të vijnë vaksinat./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës