Ministri i mbrojtjes në Japoni ka pohuar se aftësitë e raketave bërthamore dhe balistike të Koresë Veriore kanë arritur në nivel “të paprecedentë, kritik dhe të pashmangshëm” dhe që kërkon “përgjigjje të ndryshme”.
Itsunori Odonera, tha se kërcënimet nga vendi komunist e detyrojnë vendin e tij që të mbështesë pikëmpamjën e SHBA-ve mbi “të gjitha opsionet e hapura”, ku Presidenti Trump ka përfshirë edhe ato të mundshme ushtarake, transmeton portali arbresh.info
Japonia është alarmuar nga Koreja Veriore pasi kjo e fundit lëshoi dy raketa mbi territorin japonez.
Komentet e Odonera erdhën pas një takimi me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis dhe ministrin e mbrojtjes së Koresë Jugore, Song Young-moo.
Mattis ishte më i rezervuar në komentet e tij, megjithatë shtoi se Pheniani është duke sfiduar rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe duke vazhduar me programin e raketave bërthamore.
“Provokimet e Koresë Veriore kërcënojnë sigurinë rajonale dhe atë globale”, tha ai.
Tensionet me Koresë Veriore, asaj Jugore, Japonisë dhe SHBA-ve janë rritur dukshëm pas testimit të raketës së gjashtë balistike./arbresh.info/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...