Pas përfundimit të luftës, palestinezët do të jenë në krye të Rripit të Gazës, thotë ministri izraelit i Mbrojtjes.
Sipas Yoav Gallant, nuk do të ketë prani civile izraelite në Gaza dhe organet palestineze do të jenë “në krye” të territorit pas përfundimit të luftës me Hamasin.
Në një deklaratë, Gallant tha se Hamasi nuk do të kontrollojë më Gazën dhe Izraeli do të rezervojë lirinë operacionale të veprimit, raporton theguardian, transmeton Arbresh.info.
“Banorët e Gazës janë palestinezë, prandaj organet palestineze do të jenë përgjegjëse, me kusht që të mos ketë veprime armiqësore apo kërcënime kundër shtetit të Izraelit”, pohoi ai.
Deri më tani, mbi 22 mijë palestinezë, kryesisht civilë, gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet e Izraelit ndërsa mbi 1200 izraelitë kanë vdekur që nga 7 tetori.
Izraeli nisi një ofensivë kundër militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite./Arbresh.info
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein