Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha të martën se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, nuk është i aftë për ta udhëhequr organizatën botërore, duke shtuar se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për ta dënuar grupin radikal palestinez, Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Komentet e tij, në një konferencë për media brenda ndërtesës së OKB-së në Gjenevë, tregojnë për një rritje të kritikave ndaj OKB-së nga Izraeli, në javën e njëjtë kur kjo e fundit e vajtoi vrasjen e më shumë se 100 pjesëtarëve të stafit të vet në Rripin e Gazës.
“Guterres nuk e meriton të jetë shef i Kombeve të Bashkuara”, tha Cohen.
Cohen ndodhet në Gjenevë për takime me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe familjet e pengjeve izraelite.
“Mendoj se Guterres, sikurse të gjitha kombet e lira duhet të thotë qartazi dhe me zë të lartë: Lirojeni Gazën nga Hamasi. Të gjithë thanë se Hamasi është më i keq se ISIS-i. Pse nuk mund ta thotë ai?” theksoi ai.
Guterres tha kohë më parë se “diçka nuk shkon” me operacionin ushtarak të Izraelit, gjatë të cilit janë vrarë më shumë se 11.000 palestinezë deri tani./euronews.al
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku