Ministri i Jashtëm holandez, Caspar Feldkamp ka dhënë dorëheqjen të premten pas një takimi të dështuar të kabinetit mbi sanksionet e mundshme kundër Izraelit.
“Vërej se nuk jam në pozicion për të marrë masa të rëndësishme shtesë” për të ushtruar presion mbi Izraelin, tha ai. Në një deklaratë të enjten, Feldkamp tha se donte masa shtesë kundër Izraelit.
Ndërsa në korrik, ai i shpalli ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, “persona non grata” në Holandë.
Holanda është ndër vendet që nënshkruan një deklaratë të përbashkët të enjten duke e quajtur planin e ri të Izraelit për vendbanimet në Bregun Perëndimor të papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...