Ministri i brendshëm rus ka thënë që mbi dy milion rusë janë të përfshirë në trafikim të drogës
Ministri i brendshëm rus ka thënë që numri i rusëve të përfshirë në trafikimin e drogës edhe këtë vit ka mbetur shumë i lart, transmeton arbresh.info.
“Zyrtarisht janë mbi 500,000 qytetarë rusë të regjistruar në qendrat e rehabilitimit në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë” ka thënë Vladimir Kolokoltsev.
“Këto janë vetëm të dhënat zyrtarë por dimë që mbi dy milion qytetarë janë të përfshirë në drogë, qoftë në rolin e varësit qoftë në rolin e shpërndarësit” ka shtuar Vladimir Kolokoltsev
Ministri gjithashtu tha në intervistë se, për aq sa ai është i vetëdijshëm, lufta kundër drogave ilegale ishte e suksesshme dhe gradualisht solli rezultate pozitive.
Në veçanti, ai përmendi një grup të madh kriminal ndërkombëtar që u zbulua në vitin 2017./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...