Ministri gjerman: Numri i migrantëve që vijnë përmes rrugës Ballkanike po rritet

01:20 | 12 Maj 2021

Ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka theksuar se numri i migrantëve të paligjshëm që po tentojnë të hyjnë në Europë përmes rrugës Ballkanike është duke u rritur.

“Ka indikacione se numri i migrantëve po rritet ndjeshëm, veçanërisht përmes rrugës Ballkanike,” tha Horst Seehofer, transmeton portali arbresh.info

“Ne duhet të bëjmë diçka për të parandaluar që numri i migrantëve të rritet në nivelin problematik”, tha ai.

Seehofer, i cili po tërhiqet nga politika aktive pas zgjedhjeve parlamentare në shtator, tha se temat e migracionit me siguri do të jenë të rëndësishme gjatë dorëzimit.

Ai vuri në dukje se kufizimi i numrit të migrantëve ndikon në stabilitetin politik në vend.

“Në të kaluarën është treguar se qytetarët kanë pranuar ardhjen e regugjatëve, megjithatë numri i madh i tyre ka sjellur probleme sociale dhe politike”, theksoi ai.

Politikania Demokristiane shpjegoi se përfitoi nga partitë e ekstremit të djathtë, të tillë si Republikanët.

“Në 2015, kjo ishte gjithashtu temë nga Alternativa për Gjermaninë,” shtoi Seehofer.

Vitin e kaluar, 102,581 kërkesa për azil u paraqitën në Gjermani, që është dukshëm më pak se në vitin 2019, kur aplikuan 142,509 migrantë.

Organizata e refugjatëve Pro Asyl kritikoi rënien e migrantëve në fillim të këtij viti, duke shpjeguar se ishte rezultat i “mbylljes rigoroze të kufijve europianë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara