Ministri i Jashtëm i Austrisë, ka bërë thirrje për ngritjen e kampeve masive në Afrikën e Veriut, në mënyrë që të parandalohet fluksi i emigrantëve.
Megjithatë, ky plan është hedhur poshtë nga homologu i tij gjerman, Sigmar Gabriel, i cili e ka quajtur planin si ‘joreal’, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë një takimi në Austri me homologun e tij Sebastian Kurz, Gabriel ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ka bërë thirrje për reduktimin e burokraciosë së tepërt në BE.
Kurz është mjaft popullor në Austri për shkak të pikëpamjeve të tij të ashpëra rreth migrimit masiv.
Të dy diplomatët kanë përmendur suksesin e marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë për reduktimin e fluksit të refugjatëve./Arbresh.info
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës