Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka bërë thirrje për sanksione ndaj liderëve politikë në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilët vënë në dyshim strukturën shtetërore.
Ministri i jashtëm teknik tha në margjinat e një takimi me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel se duhet të konsiderohet një qasje më e ashpër për të ndalur zhvillimet aktuale, transmeton portal arbresh.info
Sipas Mass, sanksionet do të drejtohen kundër atyre që vënë në dyshim strukturën shtetërore, përpiqen të nxisin njerëzit të urrejnë ose duan të ndërpresin lidhjet me Bashkimin Europian, shkruan agjensia e lajmeve gjermane dpa.
“Zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë jashtëzakonisht shqetësuese”, tha Mass.
“Dodik po minon arkitekturën e Marrëveshjes së Dejtonit. Ne në Bashkimin Europian nuk mund të jemi indeferëntë ndaj kësaj”, shtoi ai./arbresh.info/
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...