Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, një ish-profesor i epidemiologjisë tha se ai pret që varianti Omicron i coronavirusit të lëshojë një “valë të pestë masive” të pandemisë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai shtoi gjatë një vizite në rajonin e Saksonisë së Ulët se Gjermania duhej të përgatitej për një sfidë “që nuk e kemi parë kurrë më parë në këtë formë”.
Gjermania deri më tani ka raportuar më shumë se 6.7 milionë raste nga coronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë, bazuar në të dhënat e Worldometer.
Deri më tani vendi ka regjistruar më shumë se 108 mijë viktima nga virusi vdekjeprurës.
Më 16 dhjetor, Gjermania ka regjistruar 53 mijë raste brenda periudhës 24-orëshe.
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...