
Andrej Babis answers questions from the media after the regional elections in Prague, Czech Republic, October 8, 2016. REUTERS/David W Cerny
Ministri çek i Financave, Andrej Babis, ka thënë se kancelarja gjermane Angela Merkel mban përgjegjësinë për sulmin terrorist në Berlin.
“Vala e emigracionit që ka goditur kontinentin duhet të ndalet”, ka thënë Babis, transmeton arbresh.info
Liderët e Evropës qëndrore kanë qenë kritikët më të mëdhenjë të BE-së për pranimin e një numri të madh të refugjatëve dhe emigrantëve.
“Për fat të keq, kësaj rradhe politika është përgjegjëse për këtë akt të tmerrshëm. Kjo ishte ajo që lejojë emigrantët të hyjnë në Gjermani dhe në tërë Evropën”, tha Babis.
“Gjermania është duke e paguar një çmim të lartë për këtë politikë”, shtoi ai.
Ai ka shtuar se zgjidhja më e mirë për krizën e emigrantëve në Evropë është ndihma financiare për shtetet e Afrikës Veriore dhe ndalimin e luftës në Siri./Arbresh.info
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...