Ministri austriak: Kemi probleme, lloji i ri i koronavirusit po përhapet shpejt

09:33 | 13 Janar 2021

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anshober, pas zbulimit të një lloji të ri britanik të koronavirusit në Austri, vlerësoi se vendi është në fazën më të vështirë të pandemisë.

Sipas tij, Austria mund të vendosë për masa të reja të izolimit, transmeton portal arbresh.info

Sipas tij, veprimi i mëtejshëm do të varet nga një “analizë shumë e saktë” e situatës aktuale në lidhje me shfaqjen e llojit të koronavirusit britanik B.1.1.7.

“Tani kemi një problem të madh”, tha ai, duke shtuar se Austria tani është një situatë të rëndë për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit.

Ai vuri në dukje se Irlanda, e cila deri në Krishtlindje ishte vendi më i ‘pastër’ në Europë, tani është duke u përballur me një numër në rritje të pacientëve me infeksionin Covid-19.

“Unë mendoj se kjo është faza më e vështirë e kësaj pandemie, e cila do të zgjasë deri në javët e ardhshme”, tha ai.

Për shkak të situatës aktuale, pas shfaqjes së llojit në Vjenë dhe dyshimit të një lloji të ri në provincat e Tirolit dhe Burgenland, Anshober tha se do të ishte e papërgjegjshme të insistohej në planet e mëparshme. “Përgjegjësia jonë është të mbrojmë qytetarët e Austrisë dhe kjo është përparësia më e lartë,” theksoi Anshober./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara