Grupi monitorues, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se militantët e Shtetit Islamik janë evakuuar nga enklava e fundit që kishin nën kontroll në afërsi të Damaskut.
Ky evakuim, sipas grupit që monitoron luftën në Siri, do t’i mundësojë trupave qeveritare që të marrin nën kontroll gjithë këtë zonë.
Media shtetërore siriane nuk ka përmendur asnjë marrëveshje që do t’i lejonte militantët të largohen nga enklava që gjdent pranë kampit të refugjatëve palestinezë në Yarmouk. Të shtunën, burimet e ushtrisë siriane kanë mohuar se kanë arritur marrëveshje me militantët për evakuim, ka njoftuar media shtetërore.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se në mesnatë autobusët kanë hyrë në enklavë dhe kanë bartur luftëtarët dhe familjet e tyre. Ata janë larguar për në një zonë në lindje të kryeqytetit sirian.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër