Një avion i vogël, që transportonte miliarderin rumun, Dan Petresku, dhe familjen e tij, u përplas në një ndërtesë të zbrazët pranë Milanos, duke shkaktuar vdekjen e të tetë personave në bord, raportuan mediat italiane.
Avioni u rrëzua të dielën, disa minuta pas ngritjes nga aeroporti Linate i Milanos, ndërsa do të udhëtonte për në Olbia të ishullit italian të Sardinës.
Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve të Italisë ka nisur hetimet për shkaqet e rrëzimit.
Petresku, 68 vjeç, ishte një nga njerëzit më të pasur të Rumanisë.
Ai kishte krijuar pasurinë e tij prej 3 miliardë dollarësh me prona të paluajtshme dhe nga pronësia e disa supermarketeve dhe qendrave tregtare.
Gazeta italiane Corriere della Sera raportoi se gruaja, djali dhe pesë miq të Petreskut ishin në aeroplan, në kohën e incidentit./REL/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...