Donacioni më i madh ndonjëherë për një universitet britanik i është dhënë Universitetit të Oksfordit. Shifra prej 150 milionë funteve u dhurua nga miliarderi amerikan, Stephen Schwarzman, ndërsa paratë do të përdoren për një institut të ri që do të merret me studimin e aspektit etik të inteligjencës artificiale.
Stephen Schwarzman ka qenë këshilltar i disa presidentëve republikanë, përfshirë presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Paratë e dhuruara nga pasuria e tij do të përdoren për themelimin e një fakulteti të ri për shkenca humane. Qeveria britanike tha se ky është një investim i madh në nivel botëror.
Në kohën kur universitetet britanike po përballen me pasiguri të financimit për shkak të procesit të Brexitit, kjo po vlerësohet si ndihmë e madhe financiare për Universitetin e Oksfordit.
Schwarzman, pronar i kompanisë “Blackstone” dhe është një nga milionerët më të njohur në Shtetet e Bashkuara. Në të kaluarën, ai është kritikuar për jetën e tij tepër luksoze, por kohëve të fundit ka dhuruar shuma të mëdha për edukim.
Ai tha: “Tash për tash, shumica e qeverive janë të papërgatitura që të përballen me problemet e inteligjencës artificiale. Ato duhet të mbështeten në universitete të mëdha si Oksfordi”, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...