Këshilltari për sigurinë kombëtare i Donald Trump-it, Mike Waltz, do të largohet nga posti i tij, sipas raportimeve të Reuters.
Waltz ka qenë pjesë e ekipit amerikan që ka negociuar për një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe mori pjesë në bisedimet që çuan në propozimin për një armëpushim 30-ditor në Arabinë Saudite në mars.
Ndërkohë që rrethanat e largimit të tij mbeten të paqarta, Waltz tha se pranon “përgjegjësinë e plotë” për skandalin e quajtur “Signalgate”.
Ky skandal shpërtheu pasi redaktori i revistës The Atlantic, Jeffrey Goldberg, u shtua aksidentalisht në një bisedë të aplikacionit Signal me zyrtarë të lartë të administratës Trump, ku sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth ndau detaje për sulmet ajrore amerikane në Jemen.
Korespondenti ynë në SHBA, James Matthews, thotë se Waltz “ishte qartësisht kurbani në gjithë këtë” dhe shton se Donald Trump mund të ketë “pritur këtë moment”.
Ai thekson gjithashtu se Waltz ishte në televizion amerikan këtë mëngjes, duke folur si këshilltar për sigurinë kombëtare për Ukrainën dhe duke thënë se është koha që Rusia të ulet në tryezën e bisedimeve.
“Ky lajm ka ardhur vetëm disa orë më pas, kështu që ndoshta edhe për të ka qenë një surprizë,” shton Matthew./abcnews.al
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...