Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence ka vizituar një spital pa vendosur maskë, përkundër rregullave që qendrës mjekësore që vizitorët duhet të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse personale.
Pence dukej se ishte personi i vetëm i pranishëm pa mbulesë të fytyrës në Klinikën Mayo në Minesota, transmeton portali arbresh.info.

Në një postim që më pas është fshirë, klinika tha se nënkryetari ishte njoftuar paraprakisht për politikën e saj që kërkon maska.
Pence drejton task-forcën e koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë.

Ai mbrojti vendimin e tij si të nevojshëm për të takuar stafin dhe pacientët.
Këshillat e veta të qeverisë amerikane për parandalimin e koronavirusit janë që njerëzit duhet të mbajnë mbulesa të fytyrës “në ambiente publike ku masat e tjera sociale të distancimit janë të vështira për t’u mbajtur”./arbresh.info/

Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit