Mijëra protestues dolën rrugëve të Hong Kongut këtë të diele, një ditë pasi që dhuna shpërtheu mes protestuesve anti-qeveritarë dhe policisë. Ndërkohë agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, paralajmëroi se Pekini nuk do ta lë situatën të vazhdojë kështu.
Qyteti i Hong Kongut është duke përjetuar një krizë të madhe politike për shkak të protestave të shumta të muajve të fundit. E të gjitha këto erdhën si pasojë e një projekt-ligji i cili pritej që të votohej në parlament e që do të lejonte ekstradimin e të dënuarve në pjesën tjetër të Kinës.
Protestuesit kanë paralajmëruar se nga e hëna do të fillojnë një grevë të përgjithshme, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Policia tha se kanë arrestuar më shumë se 20 persona për shkak të veprimeve të jashtëligjshme dhe sulmeve në objektin e asamblesë.
Gjatë së shtunës policia sulmoi protestuesit me gaz lotsjellës duke nxitur reagime edhe më të mëdha. Gjatë së dielës, mijëra persona marshuan në mënyrë paqësore. /GazetaExpress/
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...