Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në Barcelonë për tubimin përmbyllës të fushatës për referendumin e ndaluar të pavarësisë së Katalonisë.
Mbështetësit e votimit janë të vendosur të votojnë përkundër kundërshtimit të fortë të autoriteteve në Spanjë, transmeton portali arbresh.info
Mijëra policë ekstra janë shpërndarë nga e gjithë Spanja, pasi qeveria kërkon të ndalë votimin.
Google ka fshirë një aplikacion telefonik që përdoret për të drejtuar votuesit në qendrat e votimit nga dyqani i saj.
Korporata tha se po zbatonte një urdhër të gjykatës.
Katalonia, një rajon i pasur prej 7.5 milionë banorësh në Spanjën veri-lindore ka gjuhën dhe kulturën e vet dhe një shkallë të lartë autonomie, por nuk njihet si një komb i veçantë nën kushtetutën spanjolle./arbresh.info/
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...