Komuniteti turk në Gjermani pret 50.000 aplikime për natyralizim prej banorëve me rrënjë turke këtë vit, si në vjetët e ardhshëm, pas reformës së kryer prej Gjermanisë në ligjin për shtetësi.
“Besoj që në periudhë afatgjatë, 1.5 milion shtetas me origjinë turke në Gjermani, që nuk e kanë ende shtetësinë gjermane, do të kenë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë Gokay Sofuoglu për mediumin gjerman RND.
Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi Bundestagu ka miratuar një reformë në ligjin për shtetësi, që synon shkurtimin e kohës për posedim të pasaportës gjermane, dhe u mundëson banorëve që të kenë më shumë se një shtetësi.
“Nëse përhapet fjala për ligjin e ri, numri i aplikacioneve për natyralizim do të rritet në vazhdimësi”, ka thënë Sofuoglu.
“Shumë persona do ta kuptojnë që përfitimet i tejkalojnë të metat”.
Megjithatë, ai ka thënë se beson që autoritetet gjermane do ta kenë të vështirë procesimin e aplikacioneve, pasi veçse janë të mbingarkuara.
Legjislacioni i ri parasheh që banorët e Gjermanisë mund të aplikojnë për shtetësi pas pesë vjetësh jetesë aty, në krahasim me tetë sa ka qenë deri më tani.
Një pikë tjetër parasheh që personat, të cilët pajisen me pasaportë gjermane, nuk kanë nevojë të heqin dorë prej pasaportës së vendlindjes./REL
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...
Përleshje me armë mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës, një i...