
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se marrëveshja ishte një "moment i rëndësishëm"
Shumë aktorë janë të gatshëm të diskutojnë Mesdheun Lindor në një konferencë shumëpalëshe, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në fjalimin e tij gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
BE ka “ndërmarrë përpjekje intensive diplomatike për të zbutur tensionet dhe për të promovuar dialogun” midis palëve të përfshira në konfliktin e Mesdheut Lindor, theksoi Michel.
“Shumë aktorë tashmë janë përgjigjur pozitivisht dhe janë të gatshëm të diskutojnë modalitetet”, sqaroi ai.
Sipas zyrtarit të lartë të BE, konferenca duhet të trajtojë caktimin e kufijve detar, sigurinë, çështjet e energjisë dhe migrimin.
Në mënyrë që të zgjidhë mosmarrëveshjen midis Turqisë, Greqisë dhe administratës së Qiprios Greke, Michel për më 4 shtator ka propozuar tashmë të organizojë një konferencë shumëpalëshe me përfshirjen e OKB-së.
Tensionet kohët e fundit janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimeve të energjisë në Mesdheun Lindor.
Greqia ka kontestuar aktivitetet aktuale kërkuese të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.
Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe TRNC kanë të drejta në rajon.
Për të ulur tensionet, Turqia ka bërë thirrje për dialog për të siguruar ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...