Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka akuzuar sot Rusinë për përdorimin e furnizimeve ushqimore si një armë kundër vendeve në zhvillim dhe fajësoi Kremlinin për krizën e afërt globale.
Kjo ishte edhe arsyeja se pse ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, lëshoi sallën, transmeton portal arbresh.info
Michel iu drejtua ambasadorit rus në mbledhjen e Këshillit, duke thënë se disa javë më parë ai pa miliona tonë drithë dhe grurë të mbërthyer në portin ukrainas të Odessa, “për shkak të anijeve luftarake ruse në Detin e Zi”.
Ai tha se sulmet e Moskës ndaj infrastrukturës së transportit të Ukrainës dhe objekteve të magazinimit të grurit po e pengojnë Ukrainën të prodhojë grurë.
“Kjo rrit çmimet e ushqimeve, i shtyn njerëzit në varfëri dhe destabilizon rajone të tëra. Rusia është e vetmja përgjegjëse për krizën e afërt të ushqimit. Vetëm Rusia,” tha Michel.
Michel gjithashtu ka akuzuar ushtrinë ruse për vjedhjen e grurit nga zona të ndryshme në Ukrainë./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër