Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel kërkoi një marrëveshje për Fondin e Rimëkëmbjes së Ekonomisë së Bashkimit Evropian, dy ditë para një samiti të drejtuesve të 27 vendeve.
Michel thotë se arritja e kësaj marrëveshje kërkon vullnet politik.
“Tani është koha. Një marrëveshje është thelbësore. Ne duhet të gjejmë zgjidhje dhe të arrijmë në një marrëveshje për të mirën e qytetarëve tanë. Arritja e një marrëveshje do të kërkojë shumë punë dhe vullnet politik nga të gjithë”, shkruan ai në ftesën e tij për drejtuesit evropianë.
Pjesë e negociatave, një plan rimëkëmbjeje prej 750 miliardë eurosh përbëhet nga 250 miliardë euro kredi dhe kryesisht subvencione në vlerën e 500 miliardë eurove, që nuk do të duhet të rimbursohen nga shtetet përfituese. Ai mbështetet nga buxheti afatgjatë evropian prej 1 trilion e 74 miliardë euro.
Është hera e parë që 27 drejtues të shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen ballë për ballë për një samit në Bruksel që prej muajit shkurt dhe lehtësimit gradual të masave kufizuese lidhur me pandeminë COVID-19.
Negociatat pritet të jenë të gjata dhe të vështira dhe ky samit i jashtëzakonshëm dy ditor mund të mos jetë i fundit. /ATSH/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...