Qindra njerëz janë mbledhur në qytetin kryesor të Mianmar, Yangon, për të protestuar kundër grushtit të shtetit ushtarak të kësaj jave.
“Diktator ushtarak, dështo, dështo; Demokraci, fito, fito”, brohoriste turma, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Ata bënë thirrje për lirimin e udhëheqësit të zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe të tjerëve të arrestuar nga ushtria.

Protesta erdhi pavarësisht përpjekjeve të ushtrisë për të ndaluar njerëzit që mobilizohen duke mbyllur mediat sociale.
Udhëheqësit e grusht shtetit në Mianmar kanë bllokuar Facebook-in për hir të “stabilitetit”.
Aung San Suu Kyi është në arrest shtëpiak, sipas avokatit të saj. Dokumentet e policisë tregojnë se ajo akuzohet për import të paligjshëm dhe përdorim të pajisjeve të komunikimit, radio dore ,në shtëpinë e saj në Nay Pyi Taw./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...