Mbretëria e Bashkuar ka kryer një ofensivë kolosale kibernetike ndaj shteti islamik, një operacion që dëmtoi rëndë aftësinë e grupit terrorist që të kryejë sulme të koordinuara dhe gjithashtu frenoi propagandën e tij.
Operacioni u zbulua në konferencën e parë për shtyp të Jeremy Fleming, shefi i agjencisë britanike të inteligjencës GCHQ, dikur ish agjent i MI5. Ky operacion gjithashtu përbën herën e parë që Britania e Madhe ka dëmtuar sistematikisht aftësitë kibernetike të një kundërshtari si pjesë e një fushate ushtarake.
“Në 2017, kishte periudha kur Shteti islamik nuk bënte dot propagandë dhe as përdorte dot kanalet e tij të komunikimit, diçka që gjithashtu dëmtoi rëndë aftësinë e tij për koordinim”, Jeremy Fleming, drejtor i GCHQ.
Shefi i GCHQ gjithashtu kritikoi Rusinë në fjalimin e tij për sjelljen e saj të papranueshme kibernetike që është një kërcënim në rritje për Britaninë dhe aleatët.
Megjithëse Moska i mohon të gjitha akuzat për sulme kibernetike, Fleming tha se rusët nuk luajnë me të njëjtat rregulla dhe kanë mjegulluar kufirin mes aktivitetit kriminal dhe atij shtetëror./tch/
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...