Meteorologët që monitorojnë Oqeanin Atlantik shprehen të shqetësuar për lajmin se një stuhi tropikale është shndërruar tashmë në një uragan të mirëfilltë, që po zmadhohet gjithmonë e më shumë dhe po i drejtohet Karaibeve.
Por më shumë se dimensionet e ”Elsës”, shqetësohen për kohën që ajo lindi. Sipas ekspertëve, ky është uragani që është shfaqur më herët në 9 vitet e fundit, rreth një muaj më parë se mesatarja që karakterizon stinën e uraganeve në këtë cep të botës. I fundit që është shfaqur më herët ka qenë uragani ”Chris” në vitin 2012.
Ajo që shqetëson më shumë shkencëtarët është fakti që uraganet që shfaqen furishëm para kohe janë premisë e një sezoni me plot të tillë.
Sipas parashikimeve, ende paraprake, ”Elsa” mund t’i drejtohet në ditët në vijim veriut, ndoshta duke prekur Floridën.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...