Meteorologët në Gjermani kanë paralajmëruar se është e mundur që për fundjavë të bie borë e kuqe ose “borë të përgjakshme”, një fenomen i pazakontë meteorologjik që ndodh për shkak të kushteve ekstreme të motit.
Moti do të jetë më i ftohtë, i cili vjen nga Skandinavia në veri të Gjermanisë dhe pritet të ketë stuhi dhe deri në 40 cm borë, në anën tjetër, në jug të Gjermanisë pritet që të jetë mot i nxehtë, ku temperaturat do të jenë deri në 16 gradë, transmeton portal arbresh.info
Pluhuri i Sarahës që mbart grimca rëre do të kthejë borën e bardhë në të kuqe, shkruan SNA neës.
Andreas Friedrich nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman shpjegoi për mediat gjermane se shfaqja e borës së kuqe ndodh kur grimcat e rërës në shtresat më të larta të atmosferës përzihen me kristalet e dëborës që bien në tokë.
Sidoqoftë, ekspertët deklarojnë se jo vetëm rëra nga Sahara është fajtore për këtë fenomen, por edhe mikroorganizmat, të njohur si algat e borës, të cilat mund të ndryshojnë ngjyrën e borës gjatë shkrirjes.
Uebfaqja e Shërbimit Meteorologjik Gjerman shpjegon se “bora e përgjakur” shkaktohet më shpesh nga grimcat e rërës së shkretëtirës, e cila gjithashtu mund të kthehet në të kuqe shiu, ndërsa algat si shkak i ndryshimit të ngjyrës janë më të zakonshme në pellgjet që mbeten pas shkrirjes së borës ose shiut ./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...