Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Baselit u ther për vdekje një shtatë vjeçar nga Kosova.
Mediat zvicerane kanë treguar që nacionaliteti i të miturit është shqiptar nga Kosova. Shtatëvjeçari i ndjerë ka prejardhje nga qyteti i Lipjanit.
Burime të Indeksonline mësojnë që shtatë vjeçari është nga fshati Bregu i Zi i komunës së Lipjanit.
Sipas mediave zvicerane, Policia e Baselit ka arritur të arrestojë një 75 vjeçare që ka pranuar që e ka therur të miturin.
“Ne nuk e dimë se çfarë marrëdhënie ka kryerësi i pretenduar me fëmijën.”, u shpreh detektivi Peter Gill.
Djaloshi shtatë vjeçar ishte duke u kthyer nga shkolla kur gjeti vdekjen. Trupin e tij e kishte gjetur pa ndjenja njëri nga mësuesit.
Tanimë në rrjete sociale, familjarët e 7 vjeçarit të quajtur Iljas kanë njoftuar për vdekjen e të voglit, duke publikuar një fotografi të tij.
Ata janë tronditur me këtë akt, i cili ka tronditur dje tërë banorët e Baselit.
Siç raportojnë mediat zvicerane, e ëma e djalit nuk e dinte deri vonë se çka kishte ndodhur, derisa mjekët në fillim i kishin thënë se djali ka vdekur si pasojë e hemorragjisë.

Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave