Vaksinat Pfizer dhe Moderna janë autorizuar për përdorim e fëmijëve duke filluar nga mosha gjashtë muajshe.
Miratimi është dhënë nga Agjencia shëndetësore amerikane për kontrollin e barnave, siç raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ky vendim vjen pas opinioneve pozitive të shprehura nga grupe ekspertësh ditët e fundit.
“Shumë familje, për të mos përmendur mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, kanë pritur gjatë për këtë vendim dhe në këtë mënyrë ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e kësaj grupmoshe”, tha komisioneri i FDA, Robert Califf.
“Siç e kemi parë me grupmoshat më të mëdha ne presim që vaksinat për fëmijët më të vegjël të ofrojnë mbrojtje nga rezultatet më serioze të COVID-19, si shtrimi në spital dhe vdekja”, shtoi ai më tej./abcnews.al/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...